Site icon Telegrafi

Përse të shpenzoni para në revynë e modës: Kim Kardashian duket shkëlqyeshëm në koleksionin e ri të bashkëshortit të saj! (Foto)

Kush është më me ndikim sot sesa ajo? Shikoni koleksionin e ri të Kanye West…

Me atë ide udhëhiqet Kanye West i cili ka vendosur që të prezantojë rrobat nga koleksioni i ri në trupin e bashkëshortes së tij, Kim Kardashian, madje jo nëpërmjet fotografive klasike apo fushatës moderne, por në mënyrën më të mirë të mundshme – e ka veshur sikur për çdo ditë dhe ka lejuar hordhinë e paparacëve që të bëjnë punën e vet, transmeton Telegrafi.

Çdo veshje të cilën e ka bartur Kim gjatë dy muajve të kaluar dhe të cilat i ka publikuar në Instagram, nuk është rastësisht e zgjedhur.

I ka ndihmuar stilistja e njohur dhe redaktorja e dikurshme e revistës franceze Vog, Carine Roitfeld, e cila ka zgjedhur modelet nga sezoni i ri “Koleksionit Yeezy” ndërsa i ka stilizuar Kim.

Ende nuk dihet kur do të dalë koleksioni në shitje, mirëpo tashmë është e njohur që do të shitet brenda disa ditësh, nëse jo brenda disa orësh.

Është fjala për koleksionin i cili përbëhet nga pjesët që mund të vishen, me theksin në stilin sportiv. Mirëpo akoma shumë seksi.

Fustane të ngushtë, si edhe pantallona sportive dhe paleta ngjyrash të cilat si edhe zakonisht kur është fjala për Kanye, janë neutrale madje ato ngjyrë dheu.

Si po ju duket juve koleksioni i reperit të famshëm dhe disenjatorit të modës? Shikojeni!

/Telegrafi/

Exit mobile version