Ata janë një dyshe shumë e komentuar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP dhe jo më kot.
Bëhet fjalë për këngëtaren Filloreta Raçi – Fifi dhe ish-futbollistin Granit Cana, pasi të njëjtit që nga fillimi kanë bërë të aludojnë për një raport më shumë se shoqëror.
Megjithatë, tashmë ka qenë Cana ai i cili e ka hedhur poshtë këtë aludim të artistes duke thënë se nuk mund të jenë më shumë se shokë.
Dhe mbrëmë derisa po qëndronin në oborr të shtëpisë duke biseduar me njëri-tjetrin, Fifi e ka ngacmuar sërish Granitin.
“Përse nuk u fejuam edhe ne Granit”, ka qenë pyetja e 27-vjeçares drejtuar ish-futbollistit derisa ai nuk hezitoi t’i përgjigjej: “Ne jemi shokë zemër”.
Në një tjetër bisedë të bërë me Sabianin, këngëtarja nga Ferizaj theksoi se pas gjithë asaj që ndodhi ka vetëm një pëlqim për Granitin, por nuk ka ndjenja.
Fifi javën e kaluar bëri bujë të madhe në faqet rozë meqë kërkoi të largohej nga BBV e të shkonte te një psikolog.
Sido që të jetë, banorët po e shijojnë në masë të madhe qëndrimin brenda shtëpisë dhe njëkohësisht mes tyre nuk mungojnë as lojërat e ngacmimet.
Ata garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. /Telegrafi/