Telegrafi

Përse Chelsea tani po heziton në transferimin e Aubameyang

Chelsea ka disa javë që po synon transferimin e Pierre-Emerick Auabameyangut nga Barcelona.

Por, sipas asaj që raporton gazetari David Ornstein, klubi londinez tani është në dilemë rreth transferimit të tij.

Aubameyang e ka nofullën të thyer, pasi hajdutë të e goditën me një shufër hekuri në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Lexo po ashtu Lista e transferimeve që mund të ndodhin nga tani deri më 1 shtator

Ai pritet të jetë jashtë për javë të tëra, gjë që është një konsideratë për Chelsean për transferimin e tij të mundshëm.

Duket se Blutë do të kalojnë në objektiva të tjera dhe vështirë se mund të ketë një marrëveshje mes palëve.

Po ashtu, Chelsea nuk dëshiron t’i paguajë 30 milionë euro për kartonin e tij, e që e bënë marrëveshjen edhe më të pamundur. /Telegrafi/