Telegrafi

Përqeshte refugjatët ukrainas në Gjermani, autoritetet e atjeshme dëbojnë influencuesen ruse që shkaktoi zemërim me videot e saj

Influencuesja ruse Yulia Prokhorova, e cila u bë e njohur për shumë video përmes të cilave tallej me refugjatët ukrainas, është dëbuar nga Gjermania.

Prokhorova e cila jetonte dhe vepronte në Gjermani, që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, kishte filluar një fushatë të egër kundër refugjatë ukrainas që kishin lënë shtëpitë e tyre dhe kishin kërkuar strehë në vendet fqinje.

E një ndër ato vende ishte edhe Gjermania, që hapi kufijtë  për shumë ukrainas kryesisht gra e fëmijë, por kur ata mbanin tubime nëpër rrugë për t’u solidarizuar me bashkëkombësit që kishin mbetur në Ukrainë për t’u ballafaquar me agresionin rus, ajo realizonte video të ndryshme përmes të cilave tallej me ta.

Megjithatë asaj i shkoi disa hera vërejtja që të ndalet dhe nëse vazhdon me këtë veprim, ajo rrezikon të dëbohet nga Gjermania. Kështu edhe ndodhi sot, kur edhe u filmua duke qëndruar në aeroport dhe priste aeroplanin me të cilin do të largohej nga Gjermania.

Ajo ishte e shoqëruar nga dy policë gjermanë, të cilët prisnin që ajo të futet në aeroplan dhe të largohet nga Gjermania, vend ky i cili mbështet ukrainasit në të drejtën e tyre për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial.

Madje shumë armë gjermane janë dërguar në Ukrainë, me qëllim që ukrainasit të mund t’i kundërvihen agresionit rus. E një prej armëve që u ndihmoi shumë është pikërisht sistemi raketor gjerman IRIS-T, me të cilin ukrainasit shkatërruan shumë mjete luftarake të rusëve. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=5LeUvOu5O-s&ab_channel=WorldAffairs