Mohamed Salah dhe Sergio Ramos janë përqafuar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Globe Soccer Awards që u zhvillua në Dubai të Emiratave të Bashkuara Arabe.
Anësori i Liverpoolit u kurorëzua lojtari i vitit sipas fansave të TikTokut duke lënë prapa konkurrencë, si Cristiano Ronaldo, Erling Haaland e Karim Benzema (ky i fundit e fitoi çmimin për futbollistin e vitit).
Në anën tjetër, mbrojtësit të Paris Saint-Germainit iu nda çmimi për mbrojtësin më të mirë të të gjitha kohërave.
Mohamed Salah of Liverpool and Egypt crowned TIKTOK FANS’ PLAYER OF THE YEAR at Globe Soccer Awards 20212 👑 @MoSalah @TikTokMENA #TikTok pic.twitter.com/djYy3RE7kd
— Globe Soccer Awards (@Globe_Soccer) November 17, 2022
Padyshim që përqafimi i tyre përbën një moment interesant mes dy futbollistëve duke kujtuar lëndimin që Ramos i kishte shkaktuar Salahut në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2018.
PSG’s Sergio Ramos named BEST DEFENDER OF ALL TIME at Globe Soccer Awards 2022 🏆@SergioRamos @OraEgypt pic.twitter.com/T1uKg7iMMa
— Globe Soccer Awards (@Globe_Soccer) November 17, 2022
Në atë ndeshje, egjiptiani u detyrua ta lëshonte fushën pas lëndimit të shpatullës, ndërsa Real Madridi e fitoi trofeun me rezultat 3-1.
Mo Salah meets Sergio Ramos 🤝pic.twitter.com/r8mSJM6T1h
— 433 (@433) November 17, 2022
Tifozët e Liverpoolit janë të vetëdijshëm se Salah ka një karakter vërtet miqësor, mirëpo edhe ata do të jenë befasuar me përqafimin e ngrohtë me Ramosin. /Telegrafi/
Mo Salah hugging Sergio Ramos and Zlatan. 😅 pic.twitter.com/I1jl84uqHv
— Samuel (@SamueILFC) November 17, 2022