Futbollisti shqiptar i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, nuk ka luajtur qe një kohë të gjatë duke nxitur spekulime për prishjen e raporteve ndërmjet tij dhe trajnerit Jurgen Klopp.
Strategu gjerman e kishte ngritur në mesjave në minutat e fundit të ndeshjes kundër Portos në Ligën e Kampionëve, por ndërroi mendje duke mos e inkuadruar aspak në lojë, gjë që nxiti edhe reagimin e tifozëve të Redsave që thoshin se 27-vjeçari nuk e meritonte një trajtim të tillë.
Ai ishte në bankën rezervë në takimin që Liverpooli e fitoi kundër Chelseat në Ligën Premier dhe gjatë asaj sfide ndodhi diçka që i hedh poshtë të gjitha thashethemet lidhur me raportet e përkeqësuara ndërmjet lojtarit dhe trajnerit.
Në rastin kur Mohamed Salah shënoi një supergol (golin e dytë) ndaj Bluve, Shaqiri dhe Klopp e festuan bashkë këtë gol, i cili edhe e vulosi fitoren e Redsave dhe rikthimin në krye të tabelës së Ligës Premier.
Look at Klopp and Shaqiri’s celebration to Salah’s goal. 😂https://t.co/GIaRZs5lue
— Samuel (@SamueILFC) April 14, 2019
Më vonë, anësori shqiptar që e përfaqëson Zvicrën, e shijoi këtë triumf duke u inkuadruar në lojë në minutën e 90-të, pikërisht në vend të Salah. /Telegrafi/