Site icon Telegrafi

Përqafime dhe lot gëzimi te banorët e Khersonit, raportohet se trupat e para ukrainase arritën në qytet

Forcat ukrainase besohet tashmë se kanë hyrë në qytetin e Khersonit sipas pamjeve të publikuara nga mediumi Nexta.

“Banorët e Khersonit takojnë luftëtarët e Forcave të Armatosura të Ukrainës në qendër të qytetit”, thuhet në mbishkrimin e videos së publikuar, transmeton Telegrafi.

Banorët gjithashtu mund të shihen duke brohoritur “ZSU” – akronim në gjuhën ukrainase, që në shqip do të thotë “Forcat e Armatosura të Ukrainës”. Në këtë video gjithashtu shihen përqafime, dhe një burrë që si duket qan nga gëzimi.

Sipas postimeve të tjera të publikuara në Twitter, këta thuhet se janë trupat e para ukrainase që mbërrijnë në Kherson.

Arritja e tyre vjen derisa Rusia në orët e para të së premtes tërhoqi plotësisht trupat e saj nga Khersoni. /Telegrafi/

Exit mobile version