Telegrafi

“Përqafim, buzëqeshje dhe shtrëngim duarsh në Romë”, Zelensky ka mbështetjen e plotë të Melonit

“Një përqafim, një buzëqeshje dhe një shtrëngim duarsh të fortë”, kështu e përshkruan mediat italiane takimin e parë mes Zelenskyt dhe Melonit në Itali.

Volodymyr Zelensky ka realizuar një vizitë të paparalajmëruar në shtetin italian, ku është takuar me kryeministren italiane, Giorgia Meloni.

Kjo e fundit ka premtuar mbështetjen e plotë të Italisë për Ukrainën në përpjekjet për të zmbrapsur “agresionin brutal dhe të padrejtë” të Rusisë.

Duke folur së bashku me liderin ukrainas të shtunën, Meloni tha se Italia do të vazhdojë ta furnizojë me armë Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

“Ne po vëmë bast për fitoren e Ukrainës”, tha Meloni, raporton skynews.

Më herët gjatë ditës, Zelensky takoi kreun e shtetit të Italisë, Sergio Mattarella, në pallatin e presidentit Quirinale dhe së shpejti do të shkojë në Vatikan për bisedime me Papa Françeskun.

Ndryshe, Zelensky nesër (e diele) pritet të takohet edhe me zyrtarët shtetëror gjerman në Berlin. /Telegrafi/