Telegrafi

Përplasjet në Kuvendin e Shqipërisë, PS kërkon masë ndëshkimore për pesë deputetë të opozitës

Partia Socialiste ka kërkuar masë ndëshkimore për pesë deputetë që shkaktuan kaos dhe tensione në seancën e së hënës në Kuvendin e Shqipërisë.

Bëhet fjalë për deputetët e opozitës Flamur Nokën, Bledion Nallbati, Gazment Bardhin, Albana Vokshin dhe Sotina Kotin. Kërkesa është bërë në Sekretariatin e Etikës në Kuvend që do të mblidhet sot.

Lexo po ashtu Kaosi në Kuvendin e Shqipërisë, reagon BE: Parlamenti funksional, shtyllë qendrore e procesit të anëtarësimit

Kërkesa e socialistëve vjen pas seancës së të hënës, e cila zgjati vetëm pesë minuta. Ndërsa ishte parashikuar që të ishte një seancë maratonë për të diskutuar buxhetin e 2024-ës, opozita bllokoi sërish punimet. Deputetët ndezën tymuese dhe flakadanë ndërsa një tavolinë u prek nga flakët. /Telegrafi/