Site icon Telegrafi

Përplasjet e koalicionit qeverisës, vjen reagimi i ministrit Mustafa

Pas inicimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës po vazhdojnë përplasjet në rrjetet sociale.

Ftohja e raporteve ndërmjet këtyre dy partive pas shkarkimit të ministrit të Brendshëm Agim Veliu nga radhët e LDK-së, sa vijnë e po shtohen.

Pas deputetit Arban Abrashit, edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka reaguar në Facebook ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe deklarimeve të këtyre të fundit kundër fushatës ndaj Qeverisë Kurti, e për të cilën thuhet se LDK po e bën në pajtim me PDK-në opozitare.

Lexo po ashtu Abrashi kërkon sqarim nga Kurti për sulmin verbal të militantëve të Vetëvendosjes ndaj Isa Musafës - publikon mesazhe

“Këta 30 vjet na kanë sulmuar e linçuar fizikisht e verbalisht, si individë e si parti. Asnjëherë nuk ua kemi kthyer këto sulme, por i kemi afruar të gjithë kosovarët të punojmë për Kosovën e gjatë rrugës kemi ndërtuar, për herë të parë në historinë e Kosovës, miqësi me Amerikën e Evropën.

Lexo po ashtu Abazi: LDK ka filluar fushatë kundër Qeverisë Kurti në pajtim të plotë me PDK-në

Kjo është madhështia e LDK-së. Gjithmonë kemi ndërtuar e përkrahur institucionet demokratike, mbi të gjitha lirinë e fjalës, edhe atëherë kur janë përdorë e keqpërdorë për të na sulmuar. Këto veçori na kanë bërë kala të pamposhtur; të tillë do të mbesim. LDK dhe vetëm LDK, deri në ditën e fundit”, shkruan ministri Mustafa.

Exit mobile version