Site icon Telegrafi

Përplasje PDK-LVV në komision, Qalaj e quan papagall deputeten Sadiku

Mbledhja e komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, ka shkaktuar përplasje pozitë-opozitë.

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj e ka quajtur “papagall” deputeten e LVV-së, Mirlinda Sadiku.

Qalaj ka thënë se nuk do të kërkojë falje, meqë deputetja Sadiku nuk po u jep hapësirë deputetëve të tjerë që të marrin fjalën.

Deputeti i LVV-së, Halil Thaçi i ka ftuar bashkëpartikaët që të lëshojnë mbledhjen.

“Unë nuk e vazhdoj mbledhjen pasi ofendoni dhe thërras deputet e VV-së ta lëshojnë sallën”, tha Thaçi.

Fillimisht ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci foli për Raportin e Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të MAShTI-t.

Ajo tha se kanë arritur që t’i realizojnë shumicën e rekomandimeve, duke shtuar se e kanë zgjidhur problemin e 32 zyrtarëve serb që nuk janë paraqitur në punë e janë paguar. /Telegrafi/

Exit mobile version