Telegrafi

Përplasje ndërmjet migrantëve dhe policisë në kufirim jugor maqedono – grek (Video)

Rrjeti britanik, ‘BBC’, njofton se situata me migrantët në kufirim maqedono – grek në Idomeni, ku një numër i madh i tyre presin të futen në Maqedoni, është përkeqësuar mjaft shumë pas përplësjeve të sotme ndërmjet tyre dhe policisë, transmeton Telegrafi.

Deri te përplasja ka ardhur pas shpërthimit të gardhit metalik nga ana e migrantëve të cilët tetnojnë të futen në Maqedoni, ka bërë të ditur ‘BBC’. Policia ka reaguar duke hedhur gaz lotjsellës me qëllim pengimin e tyre që të futen në territorin e Maqedonisë.

Ministria e punëve të brendshme e Maqedonisë nuk ka dhënë asnjë konfirmim për këtë lajm të ‘BBC’, por as edhe demantim, ndërkaq do të njoftojnë më vonë rreth sitautës në kufirin jugor. Në Idomeni të Greqisë, presin mbi 6000 migrantë për t’u futur në Maqedoni, ndërkaq destinacioni i fundit i tyre është BE-ja./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Vk11aU84j24