Telegrafi

Përplasje gjigantësh për Donnarumman

Milani është duke e kërkuar rinovimin me Gianluigi Donnarumman, por interesimi i Real Madridir dhe Manchester Unitedit është ende aty.

Klubi italian është duke i ofruar një pagë prej 4 milionë euro në vit që të rinovojë, por portieri ende nuk e ka thënë fjalën e tij.

Mësohet se Raiola kërkon ta bashkojë portierin me lojtarët e tij të tjerë Paul Pogba dhe Zlatan Ibrahimovic te Manchester United.

Por drejtorët e Milanit nëse e shesin duan ta dërgojnë te Real Madridi.

Sipas Mediaset Premium, Raiola ka kërkuar ende kohë për ta shikuar situatën me Real Madridin. /Telegrafi/