Ka eskaluar debati parlamentar sot në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku deputeti i Nismës, Milaim Zeka e ka quajtur të sëmurë mental dhe psikopat deputetin e Vetëvendosjes, Glauk Konjufcën.
Fjalë të ashpra shkëmbyen dy deputetët në seancën e jashtëzakonshme për diskutimin e kufijve në dialogun me Serbinë.
Konjufca tha se Zeka nuk mund të ndjehet i qetë pasi ka dëshmitarë të cilët pohojnë se ai u ka vjedhur para në rastin e dyshuar për mashtrime me viza.
Konjufca shtoi se vetëm në Kosovë ka mundësi që një njeri i akuzuar të dal në foltore e të flasë si deputet.
“Ti je një psikopat, i sëmur mental, budalla, hajvan”, i tha Zeka Konjufcës, duke shtuar se nëse ka vetëm një dëshmitarë, atëherë ai jo vetëm deputet, por as profesionin e gazetarit nuk do ta ushtrojë më.
Pas kësaj replike drejtuesi i seancës Xhavit Haliti i tha mos ofendojë dhe kërkoi ndaljen e mikrofonit. /Telegrafi/