Ky edicion i Big Brother VIP Kosova, vazhdimisht po sjell situata të tensionuara mes banorëve.
E njëjta ndodhi mbrëmë (e hënë) gjatë spektaklit, duke mos munguar debatet e ashpra e zënkat.
Pasi u transmetua një material i një debati të ashpër mes Shqipes dhe Metit gjatë natës së spektaklit, situata rrodhi njëjtë edhe gjatë transmetimit, ku dyshja vazhdoi debatin përsëri.
Në momentin kur Meti po fliste, inkuadrohen edhe banorët e tjerë në debat, fillimisht Adri, të cilin Meti e kundërshton në çdo fjalë.
Fuqishëm në debat hyn edhe Santiana duke u shprehur: “Ti mund të flasësh vetëm me raportin që ke me Shqipen, jo banorët e tjerë me Shqipen. Ti flet vetëm për vete, vëlla. Nuk mundesh ti t’na përgjithësosh të gjithve. /Telegrafi/