Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Arsim, ku është diskutuar për grevën në arsim, ka përfunduar me përplasje dhe ofendime ndërmjet deputeteve, Teuta Haxhiu të AAK-së, dhe Arbërie Nagavcit të VV-së.
Deputetja e AAK-së e ka akuzuar Nagavcin se i ka “plaçkitur mësimdhënësit, duke iu mbajtur trajnime me pagesë”.
Reagimi ka qenë i menjëhershëm i deputetes së Vetëvendosjes, e cila ka paralajmëruar se këtë çështje do ta dërgojë deri në gjykatë.
Debati ka vazhduar për disa minuta pas përfundimit të mbledhjes në korridoret e Kuvendit, ku Nagavci ka thënë se do ta padisë Haxhiun për shpifje.
Madje, deputetja e Vetëvendosjes e ka quajtur Teuta Haxhiun “budallaqe”.
Nagavci në fund është arsyetuar duke thënë se është trajnere e certifikuar nga GIZ-i, dhe nuk ka bërë asgjë kundërligjore, me mbajtjen e trajnimeve për mësimdhënës. /Telegrafi