Në Taichung të Tajvanit, një veturë është përplasur për mbrojtëset e rrugës.
Si pasojë e goditjes, shoferi ka dalë jashtë veturës dhe është hedh tre shirita më larg, në pjesën tjetër të rrugës.
Burri i njohur vetëm si Lu ka pësuar thyerje të kafkës dhe shpinës, shkaku i të cilave ka vdekur vetëm pak momente më vonë, transmeton Telegrafi.
Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar përplasjen e veturës, meqenëse rruga ishte e terur dhe moti i kthjellët. /Telegrafi/