Nuk po i kushtonte vëmendje ngasjes së motoçikletës dhe e pësoi keq.
Në një rrugë të qytetit Arapicara të Brazilit, kamera e sigurisë ka regjistruar ngjarjen ku motoçikleta përplaset për rimorkion e kamionit që po transportonte lëngje dhe birrë, transmeton Telegrafi.
Drejtuesi i motoçikletës bën një rrotullim në ajër shkaku i përplasjes, duke mbetur i shtrirë me shpinë në tokë, me motoçikletën sipër tij.
Mësohet se ai është dërguar menjëherë në spital, prej ku është liruar me disa lëndime të lehta. /Telegrafi/