Ishte dënuar dy herë, se voziste i dehur mbi limitin e lejuar dhe rrezikonte të pranishmit në trafik.
Kamera e sigurisë e ka regjistruar Satwinder Singhun teksa ka injoruar dritën e kuqe dhe ka vazhduar vozitjen me shpejtësi.
Mbase ai ka menduar se do të tejkalojë trenin që po vinte, por mbeti në binarë i përplasur rëndë nga treni, transmeton Telegrafi.
Atë e kanë nxjerrë nga VW Golf që i përkiste vëllait të tij, dhe e kanë dërguar në spitalin e Newcastle, ku ka arritur pa shenja jete.
Autoritetet e sigurisë dyshojnë se “ai ka dashur të bëjë vetëvrasje, sepse edhe më herët ka bërë vozitje që rrezikojnë jetën”. /Telegrafi/