Nuk është befasi për askënd, se vozitja me 200 kilometra në orë është shumë e rrezikshme.
Vetëm për të treguar këtë fakt të gjallë, një kompani zvicerane e ka regjistruar një nga ndeshjet e simuluara, të veturave që lëvizin me këtë shpejtësi, transmeton Telegrafi.
Rripi i sigurisë, jastëkët me ajër dhe mundësitë që të strukeni nëse ndodheni në këtë situatë, janë të padobishme.
Herën tjetër kur jeni në shpejtësi, mendoni pamjet nga video e postuar më poshtë dhe lëshoni ngadalë pedalin e gazit. /Telegrafi/