Site icon Telegrafi

Përplasja e ashpër mes tyre javën e kaluar – Xhuli i kërkon falje Vivienit

Foto: Screenshot/YouTube

Xhuli Nura dhe Vivien Thano në javën e kaluar kanë pasur një debat të ashpër me njëra-tjetrën.

Kjo kishte nisur derisa po qëndronin në kuzhinë, ku modelja nga Drenica në një moment e ofendoi Vivin, duke i thënë se nuk ka shtëpi dhe se jeton me qira në Tiranë.

Debati i tyre eskaloi, ku ish-konkurrentja e “Love Story” ia përmendi Xhulit videon intime, me të cilën u shantazhua në vitin 2010.

Foto: Screenshot/YouTube

Për këtë pjesë kanë folur edhe në spektaklin e sotëm (e hënë), ku Nura i kërkoi publikisht falje.

Lexo po ashtu Në përplasjen e ashpër me të, Vivien ia përmend Xhulit videon intime

“Është një video e shpifur që kërkoj të mos përsëritet më. Të kërkoj falje Vivi nëse je ndjerë keq”, tha ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

“Faleminderit shumë Xhuli. E vlerësoj shumë”, ka qenë më tej replika e Thanos.

Në këtë mes u përfshi edhe Getinjo, i cili i reagoi Xhulit nga jashtë, madje publikoi edhe një bisedë me të – përpara se të futeshin në BBVK. /Telegrafi/

Exit mobile version