Arturo Vidal duket se nuk ka raporte edhe aq të mira me Antonio Conten dhe kjo u pa në ndeshjen e parë gjysmëfinalen mes Interit dhe Juventusit.
Zonja e Vjetër triumfoi 2-1 ndaj Nerazzurëve në Giuseppe Meazza, duke bërë një hap të madh drejt finales së Kupës së Italisë.
Vidal ishte emri për të cilin Conte ngulmoi për ta sjellë te Interi, por kiliani është larg pritshmërive të trajnerit dhe klubit.
Paraqitjet e tij në fushë nuk kanë qenë në nivelin e duhur dhe shpesh herë mesfushori është detyruar të lërë fushën përpara kohë.
Diçka e tillë ka ndodhur edhe mbrëmjen e së martës, teksa në minutën e 72-të i ka lënë vendin Christian Eriksenit.
Por, Vidal nuk e përtyp dot lehtë zëvendësimin në ndeshjen ndaj Juventusit. Tundja e kokës tregoi qartë zhgënjimin e kilianit, që më pas shfryn ndaj Contes.
“22-shi del gjithmonë”, ishte fraza e përsëritur disa herë nga mesfushori zikaltër teksa dilte jashtë vijave kufizuese. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=e3GwOiPF-s8&ab_channel=LatestNews247