Në një rrugë në qendër të Londrës, një çiklist po ngiste me 30 kilometra në orë pasi i ishte dhënë drita e gjelbër për lejim kalimi.
Mirëpo, ngasjen e Myles Gatherer a ndaloi një veturë, që bëri një kthesë të palejuar.
Ai nuk e ka respektuar ndalesën në semafor dhe ka hyrë në rrugë, duke ndërprerë rrugëtimin e Gathererit, transmeton Telegrafi.
Ky i fundit, pasi është përplasur, është rrotulluar në ajër, së bashku me biçikletën.
Për fat të mirë, ai nuk ka marrë ndonjë lëndim serioz.