Të dy të nominuarit për kryeministër nga dy partitë opozitare, Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Vjosa Osmani e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të premten u panë së bashku teksa regjistrohen si deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
E kjo nuk i ka pëlqyer, kreut të Komunës së Podujevës, nëjherit, nënkryetar i LDK-së, Agim Veliut.
Veliu ka thënë se, Osmani “duhet të t’u japë sqarim votuesve të LDK-së se çka po do të japë mesazh me këto rastësi”.
Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, i është kundërpërgjigjur Veliut, duke e cilësuar si deklaratë qëllim keqe.
Osmani ka shkuar edhe më larg, duke thënë se Veliu duhet të harrojë që mund të marrë sqarime nga ajo për këtë çështje.
Ndërkaq, edhe para zgjedhjeve të 6 tetorit, Osmani e Veliu, kishin pasur përplasje mes vete.
Veliu nuk i kishte ardhë mirë kur Vjosa Osmani ishte propozuar nga Isa Mustafa si e nominuar për kryeministre nga LDK-ja.
Madje, ai kishte dhënë deklarata të forta kundër saj e koalicionit me Vetëvendosjen./Telegrafi/