Telegrafi

Përplasen drejtpërdrejt me autobusin, të rinjtë e dehur që ishin në motoçikletë shpëtojnë mrekullisht (Video, +18)

Tre djem të rinj nga India kanë arsye të fortë të festojnë, ata i shpëtuan për një fije floku vdekjes kur motoçikletën të cilën po e ngisnin nën ndikim të alkoolit u përplas drejtpërdrejt me një autobus.

Bëhet fjalë për Madhusudanan, 21-vjeç, Sukumar, 17, dhe Arjun, 22, që i mbijetuan mrekullisht përplasjes me vetëm disa gërvishtje të vogla, edhe pse rrotat e autobusit për pak centimetra nuk i shtypën, transmeton Telegrafi.

Gjykuar në videon e publikuar më poshtë që është kapur nga kamerat e sigurisë, dukej sikur këta të rinj nuk kishin gjasa t’i shpëtojnë më të keqes për shkak të përplasjes së fuqishme dhe dëmit që i ishte shkaktuar autobusit, megjithatë raportohet se ata janë shëndosh e mirë.

E gjithë ngjarja ndodhi në një udhëkryq kur të rinjtë në motoçikletë deshën të kthehen në anën e djathë, ku po vinte me shpejtësi të madhe një autobus që është në pronësi të qeverisë së vendit.

Por edhe pse shoferi i autobusit i identifikuar si Nagendran u mundua të frenojë me tërë forcën, të rinjtë u përplasen dhe u hodhën disa metra larg në asfalt. Megjithatë, ishin kalimtarët e rastit që reaguan me shpejtësi për t’i dërguar në spitalin më të afërt të lënduarit, që pas tretmanit janë liruar.

Sipas raportit të policisë të rinjtë e aksidentuar ishin nën ndikim të alkoolit në momentin kur u përplasën me autobusin. Ata pasi të shërohen plotësisht pritet të arrestohen pasi nuk kishin helmeta në kokë. /Telegrafi/