Site icon Telegrafi

Përplasen ashpër në natën Prime të Big Brother VIP Kosova, Ana Kabashi dhe Stresi

Foto: Screenshot/YouTube

Stresi dhe Ana Kabashi kanë pasur një përplasje në natën Prime të Big Brother VIP Kosova.

Kjo nisi nga një deklaratë e ish-banorit Edon Shileku që kishte bërë për Stresin, me të cilën u pajtua këngëtarja pejane.

Me këtë rast, Arkimed Lushaj (emri i plotë) iu drejtua Anës se është dinake për shkak të këtij veprimi që bëri ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

“Po flasim për dinakërinë që Stresi mendon se unë jam dinake dhe kot është kapur me një fjalë”, tha Kabashi fillimisht.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP Kosova

“Kur e tha Edoni në intervistë tha bravo se ja ka qëlluar”, vazhdoi më tej artisti duke treguar arsyen se përse e quajti të tillë.

Foto: Screenshot/YouTube

“Çfarë ka dinakëri këtu. Unë e thash pasi e përmendi Edoni çfarë ka dinakëri këtu, unë e pres momentin kur të vjen momenti ta them edhe në fytyrë sikurse tani. E thashë saktë Edoni ka qenë i vërtetë. Për mendimin tim dhe të të gjithëe këtu. Jam këtu njëjtë sikur ti. Prej fillimit deri më tani jemi të barabartë. Nuk ka lidhje jam veshur në kat se nuk po ka kush t’i vesh”, tha në vazhdim Ana.

Më pas pati edhe kunja e komente të tjera që dyshja bënë për njëri-tjetrin. /Telegrafi/

Exit mobile version