Një person në fshatin Zernosek në Komunën e Leposaviqit është kapur duke transportuar me furgon 3,100 kilogramë mollë.
Sipas Policisë, i dyshuari nuk kishte asnjë dokumentacion përkatës për mallin.
Në njoftim thuhet se i njëjti e ka pranuar se kishte përdorur rrugë të paautorizuar për kalim të kufirit dhe mallin e ka futur nga Serbia në Kosovë.
“Referuar procedurave të mëtejme për trajtim të rastit automjeti dorëzohet në SPMK – Jarinje”, thuhet në njoftimin e Policisë.