Telegrafi

Përmes një videoje me gjeste qesharake, Capital T tregon se si po e kalon kohën në karantinë

Foto: Capital T/Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ashtu si shumë shqiptarë të tjerë, po qëndron i vetë-izoluar në karantinë.

Ai po e shfrytëzon këtë kohë që të jetë sa më pranë fansave përmes rrjeteve sociale, duke publikuar imazhe të ndryshme nga përditshmëria e tij.

Kapo tregoi se në mungesë të palestrës, këto ditë vendosi që ushtrimet t’i bëjë në natyrë të hapur.

Ai gjithashtu publikoi në orët e vona të mbrëmjes një video të shkurtër, duke treguar se si po e çon kohën kot duke mos bërë asgjë.

 

Teksa bën gjeste të çuditshme dhe nxjerr gjuhën jashtë, reperi pyet se sa prej fansave të tij po bëjnë të njëjtën gjë këto ditë.

Projekti i fundit muzikor që Capital T solli për fansat ishte kënga “Je t’aime” në shkurt të këtij viti, që u prit mirë nga fansat e tij.

Si çdo artist tjetër i estradës, edhe Kapo ka pezulluar kohëve të fundit aktivitetin e tij muzikor për shkak të coronavirusit. /Telegrafi/