Pierre-Emerick Aubameyang ka pranuar se do të dëshironte të rikthehej në Barcelonë mes raportimeve se sulmuesi dëshiron të ndërpresë marrëveshjen e tij me Chelsean për t’u rikthyer në Camp Nou.
I pyetur për lëvizjen e tij të radhës në kanalin DjamLife TikTok, gabonezi tha: “Do të doja të kthehesha në Barcelonë, por do të shohim”.
Ekipi katalanas kanë qenë i kufizuar në sulm që kur Memphis Depay u largua për t’u bashkuar me Atletico Madridin në janar edhe pse kjo nuk ka goditur performancën e Barcelonës në vend.
Me një sy në sezonin e ardhshëm, skuadra e Xavit dëshiron një sulmues zëvendësues, me brazilianin Vitor Roque në mesin e atyre emrave që po përmendet si një mundësi për Barçën sezonin e ardhshëm.
Gazeta spanjolle Sport raporton se Aubameyang po kërkon të ndërpresë marrëveshjen e tij me Chelsean për të ndihmuar në krijimin e një lëvizjeje të mundshme te Barcelona për sezonin e ardhshëm.
Klubi londinez do të bëjë një spastrim në verë, pasi aktualisht ka më shumë se 30 lojtarë në skuadër dhe gabonez mund të jetë në mesin atyre që do të largohen nga Stamford Bridge. /Telegrafi/
Pierre-Emerick Aubameyang:
“I would like to return to FC Barcelona, but we will see.”
[via DjamLife / TikTok]
— Absolute Chelsea (@AbsoluteChelsea) May 7, 2023