Telegrafi

Përmes një imazhi provokues, Rina Balaj njofton se kënga e re “Fallin in Love” publikohet nesër

Rina Balaj (Foto: Instagram)

Artistja e njohur nga Istogu, Rina Balaj, tash e disa ditë është duke qëndruar në bregdetin shqiptar, Dhërmi.

Kjo pasi ka qenë në përgatitje të projektit të ri muzikor, videoklipin e të cilit e ka realizuar në po të njëjtin vend.

Ajo vazhdimisht ka ndarë me ndjekësit imazhe dhe video të ndryshme në rrjetet sociale, ndërsa me anë të fotografisë së fundit tregon se kënga e re e saj publikohet të enjten.

Bukuroshja, e cila në Instagram numëron 181 mijë njerëz, ka sjell një imazh mjaft provokues që duket të jetë i shkëputur nga klipi i ri.

“Kënga Fallin’ in Love publikohet të enjten 18.06.2020”, ka shkruar ajo krahas imazhit.

Lexo po ashtu Rina Balaj paraqitet tejet provokuese në videon e fundit me të dashurin, për të paralajmëruar këngën e re (Video, +16)

Duket se ky projekt mezi po pritet edhe nga fansat e këngëtares, reagimet e të cilëve ishin të menjëhershme në hapësirën për komente.

 

Rina dhe i dashuri i saj, reperi Sin Boy momentalisht janë duke e shijuar suksesin e albumit të ri “MM”, i cili u prit shumë mirë nga publiku. /Telegrafi/