Reperja e njohur, Melinda Ademi ka nxitur kureshtjen e fansave përmes një postimi të radhës.
Teksa solli disa imazhe tejet atraktive, reperja la të kuptohet se kënga e ardhshme është drejt finalizimit.
Krijuesja e hitit “Melodia” pozoi në një fustan të shkurtër ngjyrë rozë të cilin e përshtati me këpucë me po të njëjtën nuancë.
Melinda dukej në top formë, ndërsa në mbishkrimin ajo zbuloi se kënga e re është një bashkëpunim duke mos dhënë në shumë detaje.
I menjëherë ishte reagimi i fansave në hapësirën e komente, ndërsa fotografit e reja të zeshkanes bukuroshe morën edhe mijëra pëlqime.
Theksojmë që kënga e fundit e reperes është “All night” e lansuar në maj të këtij viti e që u prit mirë nga fansat.
Ndërsa, Melinda mbetet e angazhuar edhe me mbrëmje muzikore dhe koncerte të shumta. /Telegrafi/