Mbrëmjen e së shtunës ka nisur edicioni i tretë i Big Brother VIP Albania, nën moderimin e Ledion Liços.
Befasia e mbrëmjes ka qenë inkuadrimi live i aktores Rita Lati, e cila u lidh drejtpërdrejt nga një restorant për të parë hyrjen e vajzës së saj, Roza Latit, në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
E teksa Ledioni nisi bisedën me Ritën, kjo e fundit ia bëri me dije se kishte ngelur mbrëmjen e së premtes deri në orët e vona duke ndjekur edicionin e Kosovës të Big Brother VIP.
Per its my home e ka 😂😂😂 #bbvipks2 #bbvipal https://t.co/pBak0IjSsR
— Gooner 🔴⚪️ (@goonerks) January 13, 2024
Në atë moment, Liço u shpreh “Po VIP Shpija e ke parë? Është edhe një VIP Shpija”.
Kaq ka mjaftuar që ndjekësit në rrjetet sociale të aludojnë se Ledioni ka dashur të tallet apo të thumbojë Big Brother VIP Kosova, duke krahasuar nivelin e organizimit të tyre me një program tjetër me cilësi më të ulët.
https://twitter.com/_ang3l4u__/status/1746290360496566588
Madje shumë prej tyre kanë shkruar në komentet në Twitter dhe Instagram, se teksa po përpiqej të bënte këtë krahasim thumbues, Ledioni ia ka huqur vet duke thënë “Vip Shpija” në vend të “It’s My Home”.
Kjo pasi “VIP Shpija” ka mbi tash e një dekadë që nuk organizohet më në Kosovë. /Telegrafi/