Telegrafi

Përmbledhja e paraqitjes debutuese e Lewandowskit ndaj Real Madridit, tregon më së miri se çfarë do t’i sjellë polaku – Barcelonës

Mund të jetë vetëm para-sezon, por një fitore në “El Clasico” është një fitore në “El Clasico” dhe gjithmonë shijohet nga tifozët e skuadrës triumfuese.

Në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, rivalët e mëdhenj, Real Madridi dhe Barcelona u takuan në një ndeshje ‘miqësore’.

Një super gol i pjesës së parë nga nënshkrimi i verës, Raphinha, siguroi një fitore 1-0 për skuadrën e Xavi Hernandez në vapën e madhe në Las Vegas.

Raphinha ishte pjesë e një treshe emocionuese të frontit që përfshinte të sapoardhurin Robert Lewandowski dhe të lojtarin e dalë nga La Masia, Ansu Fati.

Ishte paraqitja e parë e polakut me fanellën e Barcelonës dhe superylli u paraqit mjaft mirë në përgjithësi.

Sigurisht, 33-vjeçari nuk ishte plotësisht në përputhje me standardet e larta që ai vendosi në Bayern Munich, por do të kishte kërkuar shumë për ta arritur atë në debutim.

Lexo po ashtu Barcelona triumfon në El Clasicon para-sezonale ndaj Real Madridit, Raphinha shënoi gol të çmendur

Lewandowski nuk ka luajtur futboll për dy muaj dhe ende po kërkon të ndërtojë kimi me shokët e tij të rinj.

Por, shenjat fillestare nga ai duken mjaft të mira, siç do ta shihni vetë në videon më poshtë që përmban momentet kryesore të tij individuale kundër Real Madridit.

Jo keq, Robert. /Telegrafi/