Përleshjet dhe protestat kanë shpërthyer përgjatë kufirit me Gazën dhe Izraelin përpara hapjes së sotme të ambasadës së SHBA-ve në Jerusalem.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Hëna e Kuqe palestineze thotë se 22 palestinezë janë plagosur nga sulmet e Izraelit në përleshjet e mëngjesit të së hënës.
??#Palestine : Palestinians moving towards the eastern borders of Gaza to participate in the March of Return .#GreatReturnMarch pic.twitter.com/YDSYeNoC4O
— Great Return March (@GreatReturnMa) May 14, 2018
Po sipas mediave, e marta shënon përkujtimin e Ditës së Nakbës, të cilës palestinezët i referohen si eksodi masiv i detyruar nga shtëpitë e tyre gjatë krijimit të shtetit të Izraelit dhe që festohet mes izraelitëve si Dita e Pavarësisë.
Ndërkohë është raportuar se mijëra njerëz janë mbledhur pranë kufirit për të marrë pjesë në protestat e së hënës.
This is what is written on the leaflets pic.twitter.com/s88z1P83QM
— IDF (@IDFSpokesperson) May 14, 2018
Autoritetet izraelite kanë shpërndarë fletëpalosje duke paralajmëruar njerëzit në Gaza për t’u larguar nga gardhi i sigurisë përpara protestave të së hënës. /Telegrafi/