Një përleshje me thika ka ndodhur të mërkurën mbrëma në një lokal në qytetin e Pejës.
Si pasojë tre persona kanë marrë lëndime trupore.
Rastin e ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal në Pejë.
Tutje ka treguar se me rastin e incidentit po merren njësitet hetimore policore.
Ndërkaq, deri me tani nuk dihet gjendja e të lënduarve /Telegrafi/