Site icon Telegrafi

Përleshje në kufirin e Izraelit dhe Rripit të Gazës: Të paktën 5 të vdekur dhe qindra të plagosur gjatë protestës palestineze (Video)

Dhjetëra palestinezë u përleshën me ushtarët izraelitë në zonën kufitare me Izraelin në Rripin e Gazës, ka thënë ushtria izraelite.

Dhe siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, të paktën pesë vetë u vranë, ndërsa 350 u plagosën në konfliktet palestineze me ushtrinë izraelite, njoftoi Ministria Palestineze e Shëndetësisë.

Deklarata tha se palestinezët ishin duke rrotulluar goma të cilave u ishte vënë zjarri dhe kishin hedhur në drejtim të ushtarëve izraelitë, të cilët ua kthyen me gaz lotsjellës dhe zjarr.

Siç thuhet më tej, ushtria izraelite gjithashtu tha se nuk do të tolerojë dëmtimet në kufi dhe për këtë do ta konsideronte përgjegjës Hamasin.

Palestinezët në Rripin e Gazës kanë filluar një protestë gjashtë-javore nën tenda përgjatë kufirit me Izraelin, duke kërkuar që refugjatët palestinezë të kthehen në Izrael.

Ata, shtohet më tej, tashmë kanë ngritur dhjetëra tenda në pesë lokacione përgjatë kufirit.

Ndërkaq, për shkak të demonstratave masive të njoftuara, ushtria izraelite ngriti nivelin e gatishmërisë. /Telegrafi/

Exit mobile version