Një përleshje mes shtatë personave ka ndodhur mbrëmë në fshatin Vitomericë të Pejës.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi bëri të ditur se incidenti ka ndodhur rreth orës 23:30 në një kafiteri, ku si pasojë e përleshjes një person ka pësuar lëndime të rënda.
“Mbrëmë rreth orës 23:30 policia është njoftuar se në fshatin Vitomericë, në një kafiteri ka ndodhur një përleshje. Policia menjëherë ka dalur në vendin e ngjarjes. Në këtë përleshje kanë qenë të përfshirë 7 persona, ku njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda dhe është duke u trajtuar në spitalin rajonal në repartin e kirurgjisë”, tha ai.
Gashi shtoi se personat e tjerë të involvuar në këtë rast me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë. /Telegrafi/