Site icon Telegrafi

Përleshje mes palestinezëve dhe forcave izraelite në Bregun Perëndimor

Në hyrje të Ramallahut në Bregun Perëndimor, ndodhi përleshje midis forcave izraelite dhe palestinezëve, gjatë së cilës forcat izraelite përdorën plumba plastike dhe gaz lotsjellës, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas dëshmitarëve okularë, forcat izraelite në mëngjes, pas sulmit të sotëm të armatosur në Ofra në Bregun Perëndimor, ku humbën jetën dy izraelitë, kryen bastisje në disa objekte banimi në pronësi të palestinezëve në Al-Bire në hyrje të Ramallahut.

Palestinezët shfaqën pakënaqësi pas bastisjeve të shtëpive të tyre, ku më pas shpërthyen përleshjet. Ushtarët izraelit, për të zmbrapsur palestinezët gjatë ndërhyrjes përdorën plumba plastikë dhe gaz lotsjellës, ndërsa palestinezët u kundërpërgjigjën me hedhje gurësh.

Sulmi i sotëm ndodhi vetëm disa orë pasi forcat izraelite vranë tre palestinezë nën pretendimet për pjesëmarrje në sulmet në Bregun Perëndimor, ku u vranë dy izraelitë dhe 9 të tjerë u plagosën.

Tensionet në territoret palestineze, të cilat janë nën pushtimin izraelit, u përshkallëzuan vitin e kaluar kur presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njëanshëm njohu Kudsin si kryeqytet të izraelit.

Exit mobile version