Telegrafi

Përleshje mes dy personave në Novosellë të Pejës, theret me thikë njëri prej tyre

Foto: Ilustrim

Një person është therur me thikë këtë të martë në Novosellë të Pejës, pas një përleshjeje fizike me një të dyshuar.

Ky i fundit është arrestuar, ndërsa viktima po trajtohet në Spitalin e Pejës.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 12:10 policia është informuar për një përleshje fizike mes dy personave në Novosellë të Pejës. Si pasojë, një person është lënduar nga mjeti i mprehtë – thikë”.

“I njëjti është dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim, ndërsa i dyshuari është arrestuar”, ka thënë Rugova. /Telegrafi/