Site icon Telegrafi

Përleshje masive në Malishevë, tre persona marrin tretman mjekësor

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një përleshje masive në Malishevë, ku gjashtë persona pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete.

Rasti ka ndodhur në Malishevë, të mërkurën rreth orës 18:55.

“Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti, ku si pasoj e rrahjes tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në raport.

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit pesë prej tyre janë liruar, ndërsa njëri është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version