Telegrafi

Përleshje fizike mes dy vëllezërve në Pejë, dyshohet se përdoren edhe armë zjarri

Një përleshje fizike mes dy vëllezërve ka ndodhur ditën e shtunë në Pejë, ku sipas njoftimit të Policisë dyshohet se gjatë përleshjes ka pasur edhe të shtëna me armë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 14:42, transmeton Telegrafi.

“Dy meshkuj kosovarë (vëllezër), janë arrestuar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur ndërmjet vete, ku dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë. Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë dhe nga njëri prej të dyshuarve është sekuestruar një pistoletë”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/