Një përleshje fizike mes dy personave ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Podujevë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti konfirmoi për Telegrafin se përleshja fizike ka ndodhur në udhëkryqin e rrugëve Nuhi Gashi –Ilir Kunushevci
“Sot rreth orës 19:00, policia ka marrë informacionin se në udhëkryqin e rrugëve Nuhi Gashi –Ilir Kunushevci në Podujevë, ka ndodhur një përleshje fizike mes dy personave. Në këtë rast i cili është cilësuar si lëndim trupor, një person ka pësuar lëndime trupore”, theksoi ajo.
Ahmeti shtoi më tej se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Telegrafi/