Telegrafi

Përleshje e madhe në NBA – Embiid dhe KAT filluan rrahjen, shumë basketbollistë tjerë u përfshinë  

Gjatë mbrëmjes në NBA ka ndodhur një përleshje e madhe në ndeshjen Philadelphia 76ers ndaj Minnesota Timberwolves.

Ndeshja mes 76ers dhe Wolves përfundoi me fitoren e të parëve me rezultat të thellë 117:95.

Megjithatë, jo e gjithë ndeshja shkoi si duhet pasi në një moment pati edhe përleshje masive.

Lexo po ashtu NBA dhuroi shumë aksion në 11 ndeshjet e zhvilluara mbrëmë - Fitojnë Houston dhe Boston, humb Golden State

Joel Hans Embiid i Philadelphias dhe Karl-Anthony Towns i njohur si KAT filluan rrahjen duke dashur t’i qërojnë hesapet mes vete.

Pas fillimit të rrahjes nga këta dy lojtarë, shumë basketbollistë tjerë të dy skuadrave u përfshinë duke krijuar një përleshje masive.

Por, lëndime të mëdha nuk pati dhe më vonë ndeshja rifilloi, ndërsa të dy basketbollistët në fjalë u përjashtuan nga gjyqtari.

Më poshtë keni disa video nga përleshja masive në ndeshjen e NBA. /Telegrafi/