Krejt në fund të ndeshjes mes Manchester Cityt dhe Chelseat ka ndodhur një përleshje e madhe mes lojtarëve.
E gjitha nisi pas një ndërhyrje horror nga Kun Aguero në mbrojtësin brazilian David Luiz.
E në atë rast futbollistët e të dyja skuadrave u përleshën mes vete, ndërsa më së keqi e pësoi spanjolli Cesc Fabregas.
Ishte braziliani i Manchester Cityt, Fernandinho i cili e kapi për fyti dhe e shtyu drejt publikut spanjollin.
Pas kësaj zënke, gjyqtari kryesor fillimisht ndëshkoi Kun Agueron me karton të kuq për ndërhyrjen e rëndë, ndërsa pastaj edhe Fernandinhon.
Ndërkohë te Chelsea me kartonë të verdhë u ndëshkuan pas kësaj zënke dyshja Chalobah dhe Fabregas. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=LZA5OrMH1Yk