Telegrafi

Përleshje e armatosur në Vushtrri, tetë të arrestuar njëri – dërgohet në mbajtje

Tetë persona janë arrestuar në Vushtrri, lidhur me një përleshje të armatosur të ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes tyre.

Sipas Policisë së Kosovës, incidenti ndodhi rreth orës 12:09, ku të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri ndaj njëri-tjetrit.

Në vendin e ngjarjes, policia ka sekuestruar një pushkë ajrore, tri gëzhoja dhe 24 fishekë.

Të gjithë të dyshuarit janë intervistuar, dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar për t’u proceduar më tej në mënyrë të rregullt.

Hetimet për këtë ngjarje të rëndë, që përfshin akuza për tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje, po vazhdojnë nga autoritetet. /Telegrafi/