Pas zënkës që ka pasur me shoferin, një burrë është hedhur në veturën e tij, teksa ai po lëvizte në një lagje në qytetin Orenburg të Rusisë.
Sulmuesi që mbetet i paemëruar, është hedhur me këmbë drejtë e në xhamin e përparmë duke e thyer, transmeton Telegrafi.
Bashkë me xhamin, 30-vjeçari e ka thyer edhe kamerën që po regjistronte.
Policia ka njoftuar se askush nuk është lënduar nga ky veprim, që ndodhi si pasojë e një zënke banale. /Telegrafi/