Site icon Telegrafi

Përkundër viteve, Pochettino dhe Simeone tregojnë se kanë ende klas

Foto: Atletico Madrid - Tottenham/Twitter

Diego Simeone dhe Mauricio Pochettino janë dy nga trajnerët më të mirë në vitet e fundit.

Të dy aktualisht janë në Shtet e Bashkuara të Amerikës me skuadrat e tyre, ku janë duke bërë përgatitjet për sezonin e ri në kuadër të turneut miqësor  International Champions Cup.

Simeone në stërvitjen e Atleticos para ndeshjes ndaj Paris Saint Germainit tregoi se përkundër viteve, ai vazhdon të ketë klas në këmbët e tij.

Një gjë të tillë, e tregoi edhe trajneri i Tottenhamit, Pochettino.

46-vjeçari i Spurs arriti të shënojë gol të bukur në stërvitjen para ndeshjes para Barcelonës.

Dhe normalisht në fund drejt tij nuk munguan duartrokitjet nga tifozët e pranishëm.

Tottenhami ndeshjen e parë në këtë turne garues e ka fituar ndaj Romës me rezultat 4-1. /Telegrafi/

Exit mobile version