Telegrafi

Përkundër problemeve teknike, shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë-Zvicër

Tifozët janë të entuziazmuar për ndeshjen që Kosova e zhvillon në kuadër të kualifikimeve të Kampionatit Evropian ndaj Zvicrës.

Përballja e Përfaqësues sonë përballë Helvetikëve zhvillohet me datën 9 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Duke ditur se kanë mundësinë që të shikojnë nga afër lojtarët e ekipit të Kosovës, tifozët Dardanë do të kenë mundësinë të shikojnë edhe Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin që reprezentojnë Zvicrën.

Lexo po ashtu Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë - Zvicër

Nga ky entuziazëm i madh, në momentin që FFK bëri të ditur se biletat për këtë ndeshje dolën në shitje, filluan edhe probleme teknike.

Tentime e mëdha për të siguruar një biletë bënë që uebsajti ku u vendosën biletat në shitje kishte probleme të mëdha teknike dhe rikthehej herë pas here.

Biletat për tribunat në veri dhe jug kushtuan nga 5 euro, për lindje 10 euro, perëndim 20 euro, kurse bileta VIP 80 euro.

Por, më vonë u bë e ditur se të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë-Zvicër janë shitur.

Zvicra i prin Grupit I me 10 pikë pas katër ndeshjeve. Kosova ka grumbulluar tri pikë. /Telegrafi/