Mesut Ozil është rikthyer në qendër të vëmendjes së mediave në Angli dhe në Itali.
Mesfushori gjerman kishte pushtuar ballinat e mediave evropiane në verën e kaluar, pasi flitej për një largim të mundshëm nga Arsenali.
Ozil ka qëndruar në bankën rezervë në disa periudha të këtij sezoni, gjersa vazhdimisht lidhej me një largim nga skuadra londineze.
https://telegrafi.com/tag/mesut-ozil/
Mirëpo, edhe pse kërkohet nga Interi, ylli gjerman i mesfushës duket se do të qëndrojë te Arsenali edhe për një sezon.
Ozil nuk dëshiron të largohet nga ‘Emirates Stadium’ në afatin kalimtar veror, duke refuzuar kështu ofertat e skuadrës italiane. /Telegrafi/