Telegrafi

Përkundër humbjes, Joshua fitoi një mal me para nga dueli me Ruiz

Joshua i lodhur nga dueli me Ruiz (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Anthony Joshua ka pësuar humbjen e tij të parë në karrierën e boksit profesionist.

Boksieri britanik u ndesh për herë të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe u nokautua në raundin e shtatë nga Andy Ruiz.

Përkundër humbjes, pasuria e Joshuas është rritur edhe më shumë. Vetëm pjesëmarrja e tij në Madison Square Garden ka bërë që Joshua të fitojë 22,5 milionë euro.

Lexo po ashtu Këtë askush nuk e kishte pritur! Ruiz e rrëzon katër herë Joshuan dhe ia rrëmben titujt

Joshua këto para i ka fituar falë marrëveshjeve me kompanitë televizive si DAZN dhe Sky Sports.

Anthony Joshua (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Por kjo shumë mund të rritet edhe më shumë, pasi të zyrtarizohen të gjitha të ardhurat nga meçi.

Kujtojmë që për Joshuan kjo ishte humbja e parë në karrierë pasi ka fituar 22 ndeshje ku në 21 prej tyre me nokaut. Pasi AJ vendosi titujt e tij në këtë duel në lojë për këtë duel, natyrisht që atij i takojnë pjesa më e madhe e fitimeve, të cilat përcaktohen në përqindje para meçit.

Lexo po ashtu Kjo është shuma që ka fituar Andy Ruiz pas triumfit ndaj Joshuas

Nga e gjitha kjo nuk doli keq as Ruiz, i cili fitoi rreth gjashtë milionë euro, por normalisht për atë i rëndësishëm është dueli i radhës, ku me siguri do të dyfishojë fitimet.  /Telegrafi/